

Sot po të flas,
edhe pse s’më dëgjon,
Po ta them atë që zemra s’e harron…
Babai im…
Më kujtohet dora jote mbi kokën time,
Kur isha fëmijë e s’kuptoja asgjë,
Ti ishe muri që më mbronte nga çdo dhimbje,
E unë mendoja se do ishe gjithmonë këtu.
S’e dija sa shumë peshë mbaje mbi supe,
Sa net pa gjumë për ne i ke kaluar,
Ti buzëqeshje edhe kur zemra të dhembte,
Veç që ne të mos e kishim kuptuar.
Sot e kuptoj çdo fjalë që më ke thënë,
Çdo këshillë që dikur s’e dëgjova,
E sa herë që jeta më rrëzon përtokë,
Më duket sikur zëri yt më thotë: “Çohu,
biri im.”
E nëse qielli ka një vend për njerëzit e mirë,
E di që ti je diku atje,
Se një baba si ti nuk humbet kurrë,
Ai jeton në zemrën e fëmijës së vet.
Babai
im… ku je sonte?
A më sheh kur unë të kujtoj?
A e dëgjon kur them emrin tënd,
Kur më merr malli dhe me lot të kërkoj?
Babai im… sa shumë më mungon,
Sa shumë fjalë mbetën pa t’i thënë,
Edhe nëse s’të kam më pranë,
Për mua ti je gjallë… në zemrën time përherë. (ahhhh)
Tash që jam rritur,
të kuptoj më shumë,
E di sa e vështirë ka qenë rruga jote,
Ti na mësove se burri nuk dorëzohet,
Edhe kur jeta i merr krejt çka ka.
Më mësove me punu,
me pas nder, Me i mbajt fjalët edhe kur është vështirë,
Me mos e ul kokën para askujt,
E me e dashtë familjen mbi çdo pasuri.
Sot kam fëmijë e po i shoh në sytë e mi,
Dhe po e kuptoj çka do të thotë me
qenë baba, Në çdo përqafim që ua jap atyre,
E ndjej sa shumë dashuri më ke dhënë ti.
Sikur të kisha edhe një minutë… Veç një minutë me ty… Do
të të përqafoja fort,
Dhe do të të thosha:
“Faleminderit, babë…”
Faleminderit për çdo sakrificë,
Për çdo ditë që na e fale,
Për çdo herë që e fshehe dhimbjen,
Që ne të qeshnim…
Tash e kuptoj, babë…
Tash i kuptoj të gjitha.
Babai
im… nëse më dëgjon,
Dije se biri yt nuk të harron,
Në çdo hap që bëj në këtë jetë,
Një pjesë e jotja me mua ecën vetë.
Babai im… nëse qielli ka zë,
Thuaji Zotit sa shumë të kam dashtë,
E nëse një ditë takohemi përsëri,
Do të të përqafooj… e s’do të të lëshoj më kurrë!
Babai im… Emri yt jeton në mua… Në fëmijët e mi… Në
çdo të mirë që bëj… Në çdo hap që hedh… Dhe nëse
një ditë bota më harron,
Mua më mjafton që të kam pasur ty.
Babai im… Përgjithmonë në zemrën time.